Në një intervistë ndryshe të fokusuar më shumë te jeta jashtë kostumit të politikës, Edi Rama ka rrëfyer disa sekrete të vogla. Duke nisur që nga aredimi i zyrës dhe ambienteve në Kryeministri, Rama ka thënë në një intervistë në “In tv” se aty ndodhen dy kosha për të luajtur basketboll një në paradhomë dhe në një zyrën e vetë. Ndër të tjera, ai pohoi edhe një detaj tjetër. Datat që ai ka të fiksuara në mendje janë pikërisht ato të anëtarëve të familjes së tij.
“Të Lindës, Zahos, Reas, Gregut dhe të Anetës”, iu përgjigj Rama.
Ndër të tjera, kreu i ekzekutivit dha edhe një përgjigje në lidhej me atë çfarë është artikuluar së fundmi, veshjen e tij.
“Atje janë njerëz që kanë tjetër respekt për atë çfarë je dhe jo atë çfarë vesh. Presidentit të Francës i çova një palë atlete meqë i pëlqyen shumë të miat. I çova një palë atlete 44 dhe ai u gëzua”, tha Rama teksa u pyet për veshjen e tij në samitin e Triestet pak ditë më parë.