• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
JavaNews.al
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavaNews.al
No Result
View All Result
Home Editorial

Kush i ka parë këta të dy? Ose, si të fshihesh nga një protestë!

S M by S M
December 11, 2018
in Editorial, Kryesoret
0
Kush i ka parë këta të dy? Ose, si të fshihesh nga një protestë!
0
SHARES
6
VIEWS
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mynyr Koni dhe Dhori Kule janë dy protagonistë të patrazuar të arsimit të lartë shqiptar të 15 vjetëve të fundit. I pari rektor i Universitetit të Tiranës, i dyti ish-aleat i Konit dhe ish rektor i të njëtit universit. Sot dekan i fakultetit të ekonomisë. Gjithashtu, edhe një ish-socialdemokrat i konvertuar në demokrat të flaktë. Pra, një mishmash karrierash, flirtesh politike e akademike dhe mbi të gjitha, një dyshe që sot e përfaqëson më së miri katrahurën e institucioneve që drejtojnë.

Në një kontroll të Ministrisë së Arsimit në Universitetin e Tiranës, në muajin shkurt-mars të këtij viti, u gjetën shkelje të rënda nga rektori Koni. Raporti që u publikua në media ishte një akuzë e gjatë për Mynyr Konin, por që si shumë herë të tjera më parë, nuk solli asnjë pasojë për të. Ajo që u konstatua, e krahasuar me atë që (s)ndodhi, përbën shpjegimin më klasik të kapjes që oligarkia e arsimit të lartë i ka bërë të gjithë sistemit.

Koni-Kule nuk janë dukur askund këto orë që Tirana oshëtin nga protestat e atyre që ata i drejtojnë në cilësinë e zyrtarëve të lartë të arsimit shqiptar. Studentët protestojnë, shefat e tyre fshihen. Këtë kanë bërë gjithë jetën, këtë kanë bërë me të gjitha qeveritë. Nëse qeveria Rama ka një përgjegjësi të madhe në lidhje me krizën e arsimit të lartë, është që nuk ka goditur fort dhe ndëshkuar rëndë kastën e shpifur të drejtuesve të arsimit të lartë. Një kastë që ka trafikuar pafund interesa financiare, politike e partiake.

Mynyr Koni dhe Dhori Kule duhet të flasin tani! T’u flasin atyre që i kanë pasur në auditore dhe që tani kanë marrë rrugët e Tiranës. Kjo dyshe është protagonistja e munguar e një proteste, e cila s’mund të “kryqëzojë” Lindita Nikollën, pa u marrë pak edhe me krerët e përjetshëm të Arsimit të Lartë shqiptar. Të atyre që s’i hyri kurrë gjemb në këmbë!

Kur socialistët pretendojnë se nuk mund të ketë reformë në drejtësi me fenomenin Gjin Gjoni, pse duhet të pranojnë që mund të ketë reformë në arsim me Konin dhe Kulen?

Previous Post

Bild: Vladimir Putin, ish-agjent i Gjermanisë Lindore

Next Post

Bisedimet Milan-Fabregas kanë ecur

Next Post
Bisedimet Milan-Fabregas kanë ecur

Bisedimet Milan-Fabregas kanë ecur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

  • Çfarë pritet nga samiti BE-Ballkani Perëndimor?
  • Protestat e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot për 3 orë aksi Kakavijë-Janinë
  • Trump urdhëron bllokadë totale të cisternave të naftës që hyjnë dhe dalin nga Venezuela
  • Rama publikon pamjet: Po ndërtohet Qendra e Madhe e Eventeve në Korçë, ‘motor’ i ri kulturor dhe ekonomik për qytetin
  • SPAK kërkesë Kuvendit për Ballukun/ Beqiri: Veprimet janë hakmarrje primitive!
JavaNews.al

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi

Më tepër

  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi