Është publikuar vendimi i Komisionit të Ndihmës Shtetërore për krijimin e fondit të sipërmarrjes turistike, sipas të cilit fondi total shtetëror në ndihmë të sipërmarrjes turistike do të jetë 30 milionë lekë për periudhën 2017-2019.
Ai do të shkojë për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për përmirësimin e klimës dhe kushteve të prodhimit dhe marketimit të produkteve e shërbimeve turistike, duke krijuar bazat për një zhvillim të sektorit të turizmit.
Fondi ka për qëllim dhënien e ndihmës financiare në mbështetje të sipërmarrjeve turistike që zhvillojnë veprimtarinë e tyre si struktura akomoduese të llojit bujtinë në zonat rurale, operatorë turistikë, agro-turizëm dhe shërbime kulinare tradicionale të zonës.
Sipërmarrjet turistike duhet të plotësojnë kushte: janë ndërmarrje të klasifikuara si mikro ose të vogla; kanë selinë ose vendin kryesor të prodhimit brenda territorit të vendit; ofrojnë shërbime turistike brenda vendit; paraqesin një projekt-propozim ose plan biznesi duke demonstruar se aktivitetet e parashikuara për mbështetje nga Fondi i Sipërmarrjes Turistike janë të rëndësishme për zhvillimin e biznesit të tyre, duke pasur parasysh përdorimin e fondit për një investim afatgjatë.
Ato duhet të jenë të regjistruara në QKB, të mos kenë detyrime tatimore e doganore të papaguara dhe të operojnë në tregun turistikqë prej jo më pak se një viti.Është publikuar vendimi i Komisionit të Ndihmës Shtetërore për krijimin e fondit të sipërmarrjes turistike, sipas të cilit fondi total shtetëror në ndihmë të sipërmarrjes turistike do të jetë 30 milionë lekë për periudhën 2017-2019.
Ai do të shkojë për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për përmirësimin e klimës dhe kushteve të prodhimit dhe marketimit të produkteve e shërbimeve turistike, duke krijuar bazat për një zhvillim të sektorit të turizmit. Fondi ka për qëllim dhënien e ndihmës financiare në mbështetje të sipërmarrjeve turistike që zhvillojnë veprimtarinë e tyre si struktura akomoduese të llojit bujtinë në zonat rurale, operatorë turistikë, agro-turizëm dhe shërbime kulinare tradicionale të zonës.
Sipërmarrjet turistike duhet të plotësojnë kushte: janë ndërmarrje të klasifikuara si mikro ose të vogla; kanë selinë ose vendin kryesor të prodhimit brenda territorit të vendit; ofrojnë shërbime turistike brenda vendit; paraqesin një projekt-propozim ose plan biznesi duke demonstruar se aktivitetet e parashikuara për mbështetje nga Fondi i Sipërmarrjes Turistike janë të rëndësishme për zhvillimin e biznesit të tyre, duke pasur parasysh përdorimin e fondit për një investim afatgjatë. Ato duhet të jenë të regjistruara në QKB, të mos kenë detyrime tatimore e doganore të papaguara dhe të operojnë në tregun turistikqë prej jo më pak se një viti.
a.ç