Ish-ministri i Brendshem ne qeverine e Aleksander Meksit, Bashkim Kopliku ka reaguar ne mbrojtje te ish-ministrit Saimir Tahiri, nje dite pasi ai dha doreheqjen nga mandati i deputetit. Me nje shenim ne statusin e ish deputetit socialist Vladimir Kosta, Kopliku shkruan se Tahiri eshte i pafajshem, por per kete le te priten hetimet, pas te cilave, sikunder thote, mund ta kritikojme, ose t’i kerkojme te falura pa fund.
Reagimi i Bashkim Koplikut
Lad, paragjykoj se Tahiri është i pafajshëm përsa i përket asaj që u akuzua nga Prokuroria: përkrahje e trafikantëve etj.
Është e qartë se për Tahirin paskemi mendime të ndryshme, që natyrisht nuk ka të bëjë fare me respektin tonë reciprok: Ladi–Bashkimi.
Ti e njeh besoj edhe personalisht Tahirin, pra ke një supermaci ndaj meje që nuk e njoh personalisht.
Në opinionin tim, unë nisem thjeshtë nga ndjekja e çështjes Tahiri nëpërmjet masmediave, por edhe e punës së tij 4-vjeçare, që më ka entuziazmuar, sidomos në zhdukjen e Drogës nga Lazarati, por edhe nëshumë përmirësime të Policisë, në drejtimet tjera, që nuk kanë të bëjnë me drogën. Nejse…!
Nuk kam dëgjuar deri sot asnjë akuzë konkrete të vetme nga Prokuroria! Parantezë: për prukurorinë e “para znj. Marku”, kam paragjykimin më negativ, si pjesa më e korruptuar e Shqipërisë—fund i parantezës. Natyrisht nuk i quaj akuza, ato që thuhet se ka nxjerrë Prokurori, si p.sh. se nëse emrin tim, si ministër, e përmendkan një grup trafikantësh duke u mburur se më kanë mik apo kushëri.
Lad, një politikan, aq më tepër një ministër i brendshëm, takon e ka “miq” me mijëra njerëz, dhe në mes tyrë natyrisht që ka edhe keqbërës: por ky fakt nuk është faj, përkundrazi.
Nuk po e zgjas me hollësi, se si ish-ministër i brendshëm mund të vazhdoja pa fund…
Por nuk mund të ri pa e përmendur faktin pa precedent, që dha dorëheqjen si ministër, gjë që e bëri në kohën e duar.
Lad, të ftoj të presim mbarimin e hetimeve, pastaj ose ta kritikojmë Tahirin, ose ta mbajmë në supe duke i kërkuar të falura pa fund.
Jam dakord me ty Lad, që Tahiri foli gabim për ministrin Xhafa: ministri i ri duhet të pëgëzohej nga Tahiri, që e ka shpënë më tej punën e pastrimit të Policisë.
ma.me