Një skulpturë e Skënderbeut me përmasa që kurrë nuk e kemi parë më parë, rreth 8 metra e lartë, po realizohet në Labinot të Elbasanit, një ide që sipas gjasave është vetëm fillimi i një projekti më të madh.
Për çfarë bëhet fjalë? Pse po realizohet një skulpturë e tillë?
“Ideja ishte e biznesmenit Gjergj Luca, djali i aktorit Ndrek Luca. Ai ka një projekt për këtë dhe ky është vetëm fillimi. Projekti nis me këtë skulpturë. Është në proces ndërtimi.
Materialet janë hekur dhe beton. Është në modelim e sipër. Përfundimtarja do të ketë ngjyrën e gurit”, thotë skulptori Fiqiri Kasa, në Top Show Magazine.
“Projekti do të vazhdojë të paktën për tre figura të mëdha që do të ndërtohen në rrëzë të malit”, thotë ai./a.m.