Këngëtarja e re, Xhensila Murtezaj, e cila dallohet për bukurinë e saj , këto ditë publikoi klipin më të ri ”Ring The Alarm”, i cili po pëlqehet shumë dhe është bërë hit e refren dite gjithandej.
Bukuroshja, tashmë dihet që është në lidhje dashurie me aktorin e njohur të humorit, Besart Kollaku, “Gjinin“ e Portokallisë.
Çfarë të pëlqen më tepër te Besi ? ishte njëra ndër pyetjet që iu bë Xhensilës në një intervistë për media. Ja ç’thotë ajo: “Më pëlqen sinqeriteti dhe çiltëria e tij. Janë të rrallë njerëzit që i kanë këto të dyja njëkohësisht.”
Asaj iu bë edhe një pyetje paksa edhe provokative: A e kishe menduar ndonjëherë më parë , se do të dashuroje “Gjinin “ katundar e të prapambetur?
“Unë veç e dashuroja nga ekrani , por, se do e dashuroja edhe në të vërtetë s’ma kishte marrë kurrë mendja.” thotë Xhensila









