FOTO/ Kush është 3-vjeçari, vdekja e të cilit tronditi botën
Fotot e 3 vjeçari që u gjet i pajetë në brigjet e Turqisë, kanë tronditur mbarw botën. Tani ai është identifikuar quhet Aylan Kurdi, nga Siria. Vogëlushi është një prej 12 persona të mbytur gjatë orëve të fundit në brigjet e Turqisë që po përpiqeshin të arratiseshin nga lufta e përgjakshme në Siria.
Udhëtimi i tyre ka qenë tragjik bashkë me djalin u mbyt nëna, vëllai i Aylan 5 vjeçari Galip dhe i vetmi që mbijetoi ishte babai i tyre, Abdyllah.
Në rrjetet sociale po qarkullon shoqëruar me dhimbje fotografia e tij dhe foto e një oficeri policie i cili merr trupin e tij në duar ku vogëlushi duket sikur është në gjumë dhe ngjan si një kukull.
Në shkrimet e ndjekësve në internet ka zemërim me vendet e tjera të pasura arabe, të cilat kanë mundësinë t’i presin këta njerëz, por nuk e bëjnë këtë gjë. Për këtë arsye, ata detyrohen të udhëtojnë drejt Europës dhe shpesh bëhen pjesë e tragjedive si kjo e mësipërmja.
Redaksia Java News/ f.g