Ish-kryeministri Sali Berisha tha se në arrestimet e protestuesve për rrugën e Kombit ka ndodhur dicka që as në diktaturë nuk ka ndodhur. I ftuar në studion e emisionit “Debati në Channel One”, Berisha u shpreh se flet arrestet iu dhanë policisë për ti plotësuar vetë.
Berisha: Një prokuror kriminel i jep bllokun e flet arresteve policisë. Mbushi vetë! Gjëja që për hir të së vërtetës nuk ndodhte. Në diktaturë prokurori ta priste fletën e arrestit. Nuk ja jepte policisë. Çfarë gjeti Avokati i Popullit? Gjetja më trondistëse, në fletushka ishte shkruajtur numri i flet arrestit, por nuk ekzistonte flet arresti i mbushur. Flet arrestet janë një flet blloku, dhe ai i kishte dhënë nga ky numër në këtë numër, sa të duhen 30, fillo me këtë numër dhe nuk kishte plotëesuar flet arrestin. Një shkelje flagrante e kushtetutës.
Qafoku: Ç’lidhje ka Rama?
Berisha: Po sepse Rama është Kryeprokuror.
Berisha: Taksa e qarkullimit e mjaftueshme për mirëmbajtën e Rrugës së Kombit, prandaj ne…
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” sqaroi se përse kur ai ishte në qeveri nuk pranoi vendosjen e taksës së rrugës së Kombit. Ai tha se ishte parashikuar që paratë për mirëmbatjen e kësaj rruge do të jepej nga taksa e qarkullimit.
Pjesë nga intervista
Berisha: Ne bëmë studimin, ne bëmë dhe hapëm procedurën për të parë se ku rrifte kërkesa dhe ne na doli 2-5 euro. Jo i thamë. Me ministrin Olldashi vendosëm që atë shumë do ta përballonim me taksën e qarkullimit. Me nivelin që kishim ne të taksës së qarkullimit mblidheshin 120 mln euro. Nga këto mjaftonte 1/10 për ti dhënë koncesionarit për mirëmbajtjen e rrugës.
Qafoku: Ishte e mjaftueshme ?
Berisha: Dhe tepëronte
Berisha: Kjo rrugë ka të paktën 40 % të transportit të Shqipërisë në automjete dhe njerëz. Kjo rrugë që ky që përmend se ka kushtuar 1.2 mld dollarë. Po ka kushtuar, por ka sjellë nga 2009-deri sot 2.5 mld euro në Shqipëri. Ka tejkaluar çdo lloj parashikimi. Kjo rrugë shpëtoi Shqipërinë nga kriza ekonomike që pllakosi Europën. Kur më erdhi një mik i imi, një kryeministër i huaj më pyeti: Sali si shpëtuat ju nga kriza? I them unë shpëtuam nga rruga. Kur ja shpjegova dhe u çudit.
Qafoku: Ju hoqët dorë fare nga taksimi?
Berisha: Përfundimisht, zero. Do tja jepnin me taksën e qarkullimit. Ne do i jepenim kopmpanive private dhe nuk kemi asnjë kundërshtim ti jepet kompanive private.
Qafoku: Pse nuk ja dhatë atëhere?
Berisha: Ne po shkonim drejt dhënies së kompanive private, por jo me taksë, por do të jepnim 6 apo 8 mln euro në vit nga taksa e qarkullimit. Ky trefishoi taksën e qarkullimit.
A kishte motive politike protesta në Kukës? Berisha: Kishte thikën në palcë
Protesta e dy ditëve më parë në rrugën e Kombit ishte edhe një shkundje për opozitën. Kështu deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në studion e “Debati në Channel One”
Berisha: Vetëm dy ditë prapa ndodhi që të merrte përgjigjen më të meriturar. Edhe një shkundje e fuqishme për strukurat e opozitës, të cilat nuk mund të qëndronin sic kanë qëndruar por duhet të merrnin vendimet më të rëndësishme në interesin më jetik të këtij kombi.
Qafoku: Kishte motive politike protesta?
Berisha: Kishte thikën në palcë dhe po të garantoj se thika në palcë është në qindra familje shqiptare.
Mosbindja civile ështe e vonuar, por apeli që lëshoi Hasi, Kukësi, Tropoja erdhi në kohë dhe nuk mund të ndalet më./a.m.