• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
JavaNews.al
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavaNews.al
No Result
View All Result

Projektligji / Zjarrfikësit ikin nga Prefektët, i kalojnë Bashkive

by Java News
December 11, 2015
in Uncategorized
0
164
VIEWS
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shërbimi zjarrfikës do të decentralizohet duke i kaluar në varësi bashkive përkatëse. Kjo është risia kryesore e projektligjit “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”. Pr/ligji i qeverisë i depozituar për shqyrtim në parlament, synon ngritjen në një nivel më të lartë të efektivitetit të ketij shërbimi, në mbrojtje të jetës së njerëzve, pronës dhe mjedisit. Nisur nga mënyra e re e organizimit dhe funksionimit, ligji i ri parashikon që shërbimi i mbrojtjes nga zjarri të organizohet në nivel qendror dhe vendor.

Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin (MZSH), në Ministrinë e Brendshme, përfaqëson nivelin qendror, ndërsa stacioni i shërbimit të MZSH-së në bashki, përfaqëson nivelin vendor të tij. Në pr/ligj ministri përgjegjës orienton zbatimin e politikave të veprimtarisë së shërbimit të MZSH-së, me qëllim rritjen dhe garantimin e sigurisë publike nga zjarri në shkallë vendi.

Ky shërbim, funksion i vetë bashkisë, e detyron kryetarin e bashkisë të marrë masa për sigurimin e mbulimit të territorit me shërbim të MZSH-së, në ato njësi ku nuk ka patur stacione zjarrfikëse, duke organizuar dhe ngritur stacione dhe shërbim zjarrfikës, të kompletuar me personel, automjete dhe teknikë zjarrfikëse të gatishmërisë së përhershme, sipas standardeve e normave në fuqi.

Drafti parashikon që stacionet e gatishmërisë së përhershme të shërbimit të MZSH-së të ngrihen në çdo qendër të banuar (bashki), duke zbatuar raportin sipas rritjes se popullsisë, një zjarrfikës për 1500-2000 banorë. Çdo stacion i MZSH-së duhet të ketë jo me pak se 14 zjarrfikës, personel profesionist.

Për vitin 2016 numri i punonjësve aktualë në stacionet ekzistuese të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin, sipas 38 bashkive që mbulohen sot me këtë shërbim, është 739 vetë. Me riorganizimin e ri të shërbimit të MZSH-së në nivel vendor, sipas ndarjes së re territoriale dhe për mbulimin me këtë shërbim edhe të 23 bashkive, që nuk e kanë aktualisht, duhen rreth 403 punonjës shtesë, që do të jenë punonjës të organikës së 61 bashkive në rang kombëtar. Stacionet do të plotësohen me punonjës zjarrfikës, brenda një afati 3-vjeçar. Arritja e standardit të parashikuar në projektligj do të financohet në mënyrë progresive, çdo vit, nga buxheti i shtetit.

ShareTweetSend
Previous Post

5 vite burg policit që vrau 15-vjeçarin, familjarët: Prokuroria avokate e vrasësit

Next Post

Arbitrazhi sportiv lë në fuqi pezullimin e Platini

Next Post

Arbitrazhi sportiv lë në fuqi pezullimin e Platini

Ankaraja në alarm, 5 terroristë kanë hyrë në Turqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

  • E tallnin në mesazhe, dënohet një mjek i dytë për rastin e vdekjes së yllit të “Friends”
  • Vrau kolegun në komisariat, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për ish-policin Ludjan Zaimin
  • BE-ja nis heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës
  • Nick Reiner akuzohet për vrasjen e dyfishtë në Hollywood, rrezikon burgim të përjetshëm
  • Largohet ndotësi më i madh. Trump tërheq SHBA nga marrëveshja për klimën, pse ka rëndësi?
JavaNews.al

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi

Më tepër

  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi