Deklarata e para dy ditëve lidhur me përgjimet e antimafias italiane, do t’i kushtojë një përballje gjyqësore Grida Dumës, ish deputetes së PD, e cila rrezikon të dënohet për shpifje nga gjykatat shqiptare, pasi ajo do duhet të provojë përpara gjykatës të gjitha akuzat dhe shpifjet ndaj kryebashkiakut Veliaj.
Gjatë përballjes gjyqësore, e paditura Duma duhet të vërtetojë me prova dhe fakte të gjitha akuzat ndaj Veliaj, në rast të kundërt nga një akuzuese do të kthehet në një të dënuar për shpifje dhe përhapje e lajmeve të rreme ndaj një funksionari publik.
Gjykata e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për shpifje për Grida Dumën. Burime nga gjykata bëjnë me dije se padia ka ardhur sot dhe procesi do të nisë në ditët në vijim.
Veliaj i ka hedhur poshtë akuzat e Dumës, ndërkohë që pritet të dërgojë në gjykatë për shpifje edhe zyrtarë të tjerë të PD.
Kjo nuk është hera e parë që Veliaj ka paditur për shpifje zyrtarë dhe ish deputetë të Partisë Demokratike, të cilat i ka fituar dhe me shumat e tyre ka blerë kompjutera për shkollat e Tiranës./a.p