Tashmë është zyrtare, Ministër i Drejtësisë është Ylli Manjani. Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar këtë pasdite të së martës shkarkimin e Nasip Naços si dhe emërimin e Ministrit të ri të Drejtësisë, Ylli Manjanin.
Publikimi në faqen zyrtare të Presidencës dhe letra që konfirmon dekretimin e Manjanit si Ministri i ri e Dretësisë:
“10 nëntor 2015
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani dekretoi sot shkarkimin e Ministrit të Drejtësisë, zotit Nasip Naço si dhe emërimin e Ministrit të ri të Drejtësisë, zotit Ylli Manjani.”