Një tjetër adoleshente është zhdukur nga banesa e saj në Tiranë.
Sipas policisë vendore, mësohet se babi i vajzës G.X., 50 vjeç, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa vajza 17 vjeçe, me iniciale J.X..Policia sqaron se po punohet për gjetjen e saj.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12. 11. 2018, shtetasi G. X. vjeç 50, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer vajza e tij e mitur J. X., vjeçe 17, banuese në Tiranë. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.
a.ç