Më herët deputetja Rudina Hajdari, teksa ka folur në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, i ka bërë sërish thirrje opozitës parlamentare që të firmosin propozimin që përmban disa ndryshime shtesë për Kodin Zgjedhor.
Hajdari gjithashtu u ndal tek çështja e listave 100% të hapura, teksa u pyet lidhur me thirrje e deputetit Andi Përmeti për bojkot të Kuvendit.
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas opozitës parlamentare:
1/ Partia politike ose koalicioni zgjedhor depoziton në KQZ listën shumëemërore jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve.
2/ Lista e subjekteve depozitohet në KQZ në rast kur territori i njësisë së qeverisjes vendore nuk mbulohet nga KZAZ e vetme.
3/ Kandidatët për deputet, përjashtuar Kryetari i Partisë nuk mund të regjistrohet për një zonë zgjedhore tjetër.
4/ Emrat e listës shumëemërore zgjedhore paraqiten sipas rendit shifror. Numri i kandidatëve nuk mund të jetë më i vogël se numri i që do zgjidhen. Për koalicionet përbri emrit të kandidati shënohet cilës parti i përket.
5/ Subjekti zgjedhor nuk mund të ndryshojë renditjen e kandidatëve të listës pas regjistrimit.
Ngritja e Grupeve të numërimit të Votave:
1/ Për numërimin KQZ emëron grupet jo më vonë se 10 ditë para votimit. Nr i grupeve është dy për çdo tavolinë.
2/ Grupi i numërimit përbëhet nga numëruesi i parë dhe një sekretar.
3/Anëtarët përzgjidhen me short, nga administrata zgjedhore dhe jo nga subjekte politike.
4/ një grup jo më pak numërim se 5 qendra votimi dhe jo më shumë se 10.
5/ KQZ përcakton me akt normativ kriteret e numërimit.
6/ Anëtarët e GNV-ve ushtrojnë detyrën nën përgjegjës ligjore.
Shpërndarja e mandateve për kandidatët fitues:
1/ Pas përfundimit KQZ përllogarit shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues.
2/ Shpërndarja e mandateve fillon në rend zbritës në bazë të votave. Në rast barazimi renditja cakothet me short.
3/ Nga renditja përjashtohen kandidatët që nuk i janë nënshtruar votimi parapëlqyes.
4/ Kandidatët e gjinisë së nënpërfaqësuar ngjiten në renditje duke filluar nga kandidati i gjinisë përkatës me shifrën më të lartë të votave parapëlqyese derisa lista të plotësojë kushtin.
5/ Shpërndarja e mandateve që i takojnë subjektit zgjedhor bëhet vetëm në bazë të listës së rirenditur.
6/ Përllogaritja dhe shpërndara miratohet me vendim .
/e.rr