• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 8, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Wang Yi takon delegacionin e ministrave të jashtëm të vendeve arabe e islamike

Java News by Java News
20/11/2023 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi u takua të hënën në Pekin me një delegacion të përbashkët të ministrave të jashtëm nga vendet arabe e islamike, duke përfshirë ministrin e Jashtëm saudit Faisal bin Farhan Al Saud, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm jordanez Ayman Safadi, ministrin e Jashtëm egjiptian Sameh Shoukry, ministren e Jashtme indoneziane Retno Marsudi, ministrin e Jashtëm palestinez Riyad Al-Maliki dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik Hissein Brahim Taha.

Kryediplomati i Kinës tha se delegacioni i përbashkët i ministrave të jashtëm e zgjodhi Kinën si ndalesën e parë të ndërmjetësimit ndërkombëtar, çka tregon besimin e tyre të madh ndaj Kinës dhe traditën e shkëlqyer të mirëkuptimit dhe mbështetjes reciproke mes dy palëve. Kina është një vend mik dhe vëlla i mirë i vendeve arabe e islamike. Ajo ka mbrojtur gjithmonë me vendosmëri të drejtat dhe interesat e ligjshme të vendeve arabe e islamike dhe ka mbështetur gjithmonë me vendosmëri kauzën e drejtë të popullit palestinez për të rivendosur të drejtat dhe interesat e veta të ligjshme kombëtare. Kina qëndron me vendosmëri në anën e drejtësisë në këtë raund të konfliktit dhe ka punuar shumë për të shpërshkallëzuar konfliktin, për të mbrojtur civilët, për të zgjeruar ndihmën humanitare, për të parandaluar fatkeqësitë humanitare, për t’u kthyer në “zgjidhjen me dy shtete” dhe për ta zgjidhur çështjen palestineze sa më parë. 20 nëntori i sivjetshëm shënon 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Palestinës. Kina vlerëson ndërmjetësimin aktiv të vendeve arabe e islamike për paqen dhe është e gatshme të punojë me këto vende për të bërë përpjekje për të pushuar luftën në Gaza sa më shpejt, për të zbutur krizën humanitare, për të liruar të ndaluarit dhe për të promovuar një zgjidhje gjithëpërfshirëse, e drejtë e të qëndrueshme për çështjen palestineze sa më parë.

Ministri i Jashtëm kinez u shpreh se përparësi kryesore për momentin është zbatimi i plotë i rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Asamblesë së Përgjithshme, si edhe ndërprerja e menjëhershme e zjarrit dhe përfundimi i luftës shkruan CMG. Armëpushimi nuk është thjesht një retorikë diplomatike, por ka lidhje me jetën e popullit të Gazës. Ai duhet të zbatohet si synim parësor, gjë që është nevoja aktuale e popullit të Gazës, dëshira e shumicës dërrmuese të vendeve dhe zëri unanim i të gjithë njerëzve paqedashës në mbarë botën. Më tej numri një i diplomacisë kineze vuri në dukje se duhet të respektohet ligji ndërkombëtar, sidomos ligji ndërkombëtar humanitar. Pala kineze kundërshton çfarëdo zhvendosjeje të detyruar të civilëve palestinezë, u shpreh ai, duke shtuar se është e nevojshme që Izraeli të ndalojë ndëshkimin kolektiv ndaj popullit të Gazës dhe të hapë sa më shpejt një korridor humanitar për të parandaluar një fatkeqësi më të gjerë humanitare.

Wang Yi tha gjithashtu se arsyeja themelore për ciklin e përsëritur të konflikteve midis Palestinës dhe Izraelit është se të drejtat e popullit palestinez për shtetësi, mbijetesë e kthim janë injoruar për një kohë të gjatë. Rrugëdalja është zbatimi i “zgjidhjes me dy shtete” dhe krijimi i një shteti të pavarur palestinez. Kina bën thirrje për hapjen sa më shpejt të një konference ndërkombëtare paqeje me një sferë më të gjerë e efektivitet më të madh dhe hartimi i një plani kohor dhe udhërrëfyesi për këtë qëllim. Çështja palestineze është një çështje kryesore në Lindjen e Mesme dhe pa një zgjidhje të drejtë të saj do të jetë e vështirë të arrihet paqja dhe qëndrueshmëria afatgjatë në Lindjen e Mesme. Kina do të vazhdojë të qëndrojë me vendosmëri në anën e vendeve arabe e islamike, do të jetë në anën e drejtësisë ndërkombëtare dhe do të vazhdojë të bëjë përpjekje aktive për të promovuar paqen midis Palestinës e Izraelit dhe paqen e qëndrueshmërinë në Lindjen e Mesme.

Next Post
VIDEO/ Flamuri gjigant që do shpaloset në stadiumin “Air Albania”, njejtë si në fitoren 2-1 Shqipëri-Greqi

VIDEO/ Flamuri gjigant që do shpaloset në stadiumin "Air Albania", njejtë si në fitoren 2-1 Shqipëri-Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

Bardhi mbledh ‘Rithemelimin’ dhe aleatët: Të unifikojmë qëndrimin tonë kundër Edi Ramës

“PD me tre pretendentë për logon”, Bardhi sherr me Klosin: Ç’punë ke ti me problemet tona

December 7, 2023
Buxheti i ri, Kadia: Ja kush përfiton nga rritja e pagave në 2024

Buxheti i ri, Kadia: Ja kush përfiton nga rritja e pagave në 2024

December 7, 2023
A do ta marrë e bija drejtimin e Rithemelimit? Berisha i prerë: Argita s’mund të kandidojë kundër babait

A do ta marrë e bija drejtimin e Rithemelimit? Berisha i prerë: Argita s’mund të kandidojë kundër babait

December 7, 2023
“Aty janë mamuthët!”/ Artan Hoxha: Lojrat e fatit i kontrollojnë ata që “rrëzuan” Martinajn

“Aty janë mamuthët!”/ Artan Hoxha: Lojrat e fatit i kontrollojnë ata që “rrëzuan” Martinajn

December 7, 2023
Po mendoni të emigroni? Në këto 5 qytete mund të pasuroheni! S’është SHBA dhe as Angli

Po mendoni të emigroni? Në këto 5 qytete mund të pasuroheni! S’është SHBA dhe as Angli

December 7, 2023
Debati për TIMS / Klosi: Si e vërtetoni ndërhyrjen ju?; Bardhi e pranon: S’kemi dokumente, por…

Debati për TIMS / Klosi: Si e vërtetoni ndërhyrjen ju?; Bardhi e pranon: S’kemi dokumente, por…

December 7, 2023
Korreshi flet me bindje: Basha nuk ka asnjë marrëdhënie me SHBA-të

Deputeti trim i Lushnjes: Aksioni duhet agravuar më tej! Të dalim në rrugë dhe…

December 7, 2023
Vonesa e Berishës ishte një mesazh? Bardhi tregon si qendron e vërteta për tryezën: Ftova dhe Bashën…!

“Kemi kërkuar 8 komisione hetimore”, Bardhi vendos kushte për qetësimin e opozitës: Hetimi i Berishës nuk…

December 7, 2023
“Shpëtimo, s’bëhesh dot ministër se nuk do Greqia”, Idrizi tregon bisedën me pushtetarin e njohur

“Shpëtimo, s’bëhesh dot ministër se nuk do Greqia”, Idrizi tregon bisedën me pushtetarin e njohur

December 7, 2023
Pensioni do merret në bankomat! Dritat dhe uji do paguhen online! Gati projekti për 2024

Pensioni do merret në bankomat! Dritat dhe uji do paguhen online! Gati projekti për 2024

December 7, 2023
“Nuk jam derivat i askujt”, Idrizi tregon pozicionin politik dhe kritikon Berishën: Ajo që shoh sot në Parlament, një traumë

“Nuk jam derivat i askujt”, Idrizi tregon pozicionin politik dhe kritikon Berishën: Ajo që shoh sot në Parlament, një traumë

December 7, 2023
Vrasja e Liridona Ademajt, gazetarja: Në Suedi jetonin në bodrum, por Naimi bleu vilë në Prishtinë

Vrasja e Liridona Ademajt, gazetarja: Në Suedi jetonin në bodrum, por Naimi bleu vilë në Prishtinë

December 7, 2023
Rrjedhje gazi në Thumanë- Policia shoqëron pronarin e pikës së tregtimit të gazit

Rrjedhje gazi në Thumanë- Policia shoqëron pronarin e pikës së tregtimit të gazit

December 7, 2023
“Krizën e brendshme e krijuan vetë”, Idrizi: Opozitës i duhet një ekip që të ngjallë shpresë

“Krizën e brendshme e krijuan vetë”, Idrizi: Opozitës i duhet një ekip që të ngjallë shpresë

December 7, 2023
Karburantet, reagon PD: Qeveria të ndalojë rritjen abuzive të çmimeve!

“Kurrë mos ardhshin deputetë të tillë”, Zëdhënësja e Bashës: Reforma t’i japë fund listës së kryetarëve

December 7, 2023
Kreu i bankës më të madhe në SHBA kërkon heqjen e kriptovalutave: Shërbejnë vetëm për paratë e paligjshme

Kreu i bankës më të madhe në SHBA kërkon heqjen e kriptovalutave: Shërbejnë vetëm për paratë e paligjshme

December 7, 2023
“Ku është vjeshta e zjarrtë e protestave?”, flet Tabaku: Unë për vete po bëj opozitë. E keni parë besoj apo jo?

“Rithemelimi” kaos në seancën për buxhetin, Tabaku kundër: PD e fortë me argumente, jo me zërin e lartë

December 7, 2023
U ekzekutua me armë zjarri në Fier, ja kush është viktima, Elton Javori

U ekzekutua me armë zjarri në Fier, ja kush është viktima, Elton Javori

December 7, 2023
4 deputetet e PD votuan kundër buxhetit të qeverisë, Çollaku: Të afta t’i dalin zot vetes më mirë se shumë burra me pantallona e borsalino

4 deputetet e PD votuan kundër buxhetit të qeverisë, Çollaku: Të afta t’i dalin zot vetes më mirë se shumë burra me pantallona e borsalino

December 7, 2023
Për ata që derdhën lotë për dorëheqjen e Haradinaj

SPAK po prodhon politikë, por nuk mund të prodhojë opozitë

December 7, 2023
JavaNews

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: ja*********@gm***.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com