Gjykata e Shkodrës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 20-vjeçarin Sokol Mjacaj, i akuzuari për vrasjen e dy turistëve çekë në Dukagjin.
Mjacaj doli para gjykatës nën masa të forta sigurie, i veshur me antiplumb, kokën mbuluar dhe i shoqëruar nga dhjetra forca të policisë.
20-vjeçari u arrestua ditën e dielë, dy ditë pas vrasjes së Mikel Svatos dhe Ana Kosinovas. Në dëshminë e parë pas prangosjes, Mjacaj pranoi autorësinë e krimit.