Detaje të reja për vrasjen e taksistit 71-vjeçar Abdulla Budlla ditën e djeshme në Fushë-Prezë.
Sipas “BalkanWeb” një makinë tjetër që drejtohej nga dikush u afrua pranë “labidarit” ku po qëndronte Budlla. Dikush zbriti nga vendi i pasagjerit të makinës së autorëve e qëlloi me kallashnikov. Më pas makina e autorëve është larguar.
Dyshimet janë se mund të ketë qenë një ngatërrim shënjestre pasi në vendin ku ndodhej ai, tek lapidari ndodheshin dhe persona të tjerë. Ndërkohë që nga marrja në pyetje as viktima dhe as fëmijët e tij nuk figuron të kenë pasur konflikte të mëparshme që mund të kenë çuar në vrasjen e 71-vjeçarit. Budlla punonte si taksist i palicencuar prej kohësh.
Ndërsa shoku i Abdullah Budllës deklaroi se fëmijët i punojnë jashtë shtetit: Nuk di të kenë pasur ndonjë konflikt si familje. E pinim kafen çdo mëngjes bashkë.
g.kosovari