Pyetjes së kreut të Komisionit hetimor për Metën, nëse vonesa e dërgimit të listave e ka penguar presidentin të veprojë për dekretin e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, kreu i KED Dvorani u shpreh se jo, për shkak se ai kishte edhe 24 ditë të tjera afat për të vepruar.
A mendoni se diferenca në kohë e dërgimit të listave e ka penguar presidentin Ilir Meta të veprojë? Ju a mendoni se kjo diferencë në kohë e ka penguar presidentin për të ushtruar funksionin kushtetues.
Në bindjen time jo. Ishte një vonesë prej ditës por ishin 24 ditë të tjera. Edhe nëse ky do të ishte një problem mund të zgjidhej përmes bashkëpunimit. Palët ulen dhe diskutojnë,sqarojnë njëri tjetrin por nuk mund të ketë bashkëpunim në momente ekstreme. Nuk ka bashkëpunim sepse nuk ka bisedim. Kjo gjë mund të zgjidhet në rast se do të ishte problem. Nuk është çështje e vonesës së 6 ditëve. Duhet të kishte një radhë kush nga organet duhet të vepronte.
Më pas kreu i KED ka deklaruar se të gjitha listat e pikëzimeve janë bërë publike në faqen zytare të KED, ndërsa theksoi se presidenti Ilir Meta e tejkaloi pozicionin e vet
Dvorani: Vendimet tona përveç tabelës së pikëve, kemi për çdo kandidat vlerësimet tona, për aftësitë tona përmes një vlerësimi kolegjial. Secili anëtar është i pavarur dhe në fund duhet një mesatare. Ne nuk ishim në një linjë të gjithë. Ne vendosëm se përveç arsyetimit kolegjial, anëtarët do të japin mendimin e tyre ndryshe. Ne njoftuam edhe organet e emërtesës. Përfaqësuesi i presidenti në fund të asaj mbledhje tha se tani që e mbyllët procesin a do të kujdeseni për respektimin e radhës. Thelbi është se ne e kemi ezauruar tani procesin. Është një procedurë administrative. Nuk kishim asnjë lloj vendimmarrje. Thamë se duhet të shohim dhe do ta përcjellim dokumentacionin. Është marrë vendim kolegjial për dërgimin e listave. Për çdo vend vakant ka një relator. Rendin e ditës e kam organizuar unë dhe radhën për shqyrtimin e mbledhjes. Vendi i parë vakant është shpallur në janar të vitit 2017, ndërkohë që vakancat ishin shpallur në vitin 2016. Shpallja e vakancës ka disa afate. Nuk kam dijeni pse presidenti dhe Kuvendi i shpallen vakancat me 7 dhe 12 shkurt 2017. Ne i numërtojmë sipas kohës kur mbërrin dokumentacioni. Nga momenti kur paraqitet dokumentacioni, KED mblidhet brenda 5 ditëve. Radha e supozuar është çështje tjetër. Nuk mund të hamendësohet se pse ne e bëmë atë renditje.
MANJA- Këto 4 vendimet që ka marrë KED per plotësimin e vakancave a janë publikuar në web zyrtar të Gjykatës së Lartë? Ka ndonjë përcaktim kushtetues dhe ligjor qe ju detyron të mblidhni KED për të vendosur kujt do ja dërgoni listën?
DVORANI- Ne listat i kemi bërë publike. Mund të lexohet vlerësimi i bërë. Çdo gjë është e publikuar. Dërgimi i listave nuk është e parashikuar në ligj. KED duhet të marrë vendim për mënyrën e dërgimit të listës. Presidenti i Republikës e tejkaloi pozicionin e vet. Megjithëse nuk është e shkruar në ligj ne kemi vendosur një vëzhgues. Kur vjen puna te procedura e verifikimit nuk mund të kërkoni shpjegime sepse mbledhja e këshillit merr një karakter tjetër. Unë nuk mund ta pranoj që Gjykata e Lartë qe interpretimi i kushtetuës është ky. Në këtë proces jemi të katër njësoj dhe unë nuk i jap më shumë peshë askujt.
g.kosovari