Deputeti i Parlamentit të Kuvajtit, Nabil el Fadil, ka vdekur gjatë seancës së Kuvendit të këtij shteti, bën të ditur agjencia Asociated Press. Shkaqet e vdekjes së tij ende nuk dihen.
El Fadil ka qenë i partisë liberale. Është zgjedhur deputet në vitin 2012.
Agjencia shkruan më tej se deputeti ka lindur në vitin 1949, ndërsa para se të futej në politikë ka qenë pilot i avio-kompanisë si dhe ishte kolumnist që ka shkruar për tema të ndryshme.
Gjatë këtij viti ai me deklaratat e tij ka shkaktuar polemika sepse është pajtuar me legalizimin shitjes së pijeve alkoolike në Kuvajtin me shumicë myslimane ku shitja e alkoolit është e ndaluar.
وفاة النائب نبيل الفضل في الجلسه pic.twitter.com/ZH8cJJfHPa
— Dr.ali AlMutairi (@DraliAlMutairi1) December 22, 2015