Vincenzo Tizzano, 32 vjeç, ishte në Shqipëri me mikun e tij, Domenico Gritto, 24 vjeç për pushime dhe për të festuar ditëlindjen.
Mediet italiane shkruanë se pak para se të humbiste jetën së bashku me mikun e tij Domenico Gritto, Tizzano ishte duke festuar ditëlindjen.
Fotot dhe rrëfimet dëshmojnë momentet e tij ku falenderoi të gjithë miqtë për urimet.
Megjithatë, për fat të keq, pak orë më vonë jeta e tyre u ndërpre nga një 17-vjeçar, i cili po drejtonte një Mercedes të klasit C, pa patentë.
17-vjeçari tashmë i arrestuar, ndodhej në makinë me një adoleshent tjetër. Ngjarja ndodhir rreth orës 03:00 të mëngjesit në Sarandë dhe dy turistët përfunduan poshtë rrotave të makinës duke humbur jetën menjëherë.
Ata ishin duke udhëtuar me një motor “Honda” në momentin e tragjedisë.
Lidhur me këtë aksident tragjik reagoi edhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ku njoftoi pezullimin nga detyra të Shefit të Seksionit të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë, nënkomisar Adriatik Shehu./m.j