Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Kuvendit për të hequr masën e pezullimit ndaj ligjit të vetting-ut. Ky është vendimi i Gkyatës Kushtetuese i marrë sot, duke rrëzuar kërkesën e Kuvendit. Në këtë mënyrë është kompletuar tashmë qartazi një treshe me protagonistë Gjykatën Kushtetuese, PD dhe Unionin e Gjyqtarëve, të cilët janë rreshtuar kundër vetting-ut. Nuk ka mjaftuar as SHBA dhe Brukseli që Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim në favor të vetting-ut, duke u kthyer në këtë mënyrë Gjykata Kushtetuese në një pengesë serioze për reformimin e sistemit të drejtësisë në vend, si dhe një bllokues i çeljes së negociatave mes Shqipërisë dhe BE. Tashmë qartazi Gjykata Kushtetuese është bërë njësh me PD, duke kërkuar mbajtjen në këmbë të një sistemi drejtësie të kriminalizuar dhe të korruptuar deri në palcë. Komisioni i Venecias është shprehur se ligji i vetting-ut është në përputhje me Kushtetutën, por kjo duket s’ka asnjë vlerë për Gjykatën Kushtetuese, e cila duket qartazi e vendosur ta bllokojë ligjin në fjalë. Partia Demokratike ka kërkuar shfuqizimin e vettingut, duke pretentuar se ai shkel Kushtetutën. Ndërsa Kuvendi kërkoi nga Kushtetuesja heqjen e masës së pezullimit të ligjit. Pas dëgjimit të palëve, Gjykata Kushtetuese u tërhoq për të marrë vendimin dhe vendosi rrëzimin e kërkesës së Kuvendit.
Demokratët përfaqësoheshin nga deputeti Oerd Bylykbashi si dhe ekspertët ligjorë Gazmend Bardhi dhe Ivi Kaso. Ndërsa PS përfaqësohet nga tre deputetët Pandeli Majko, Vasilika Hysi si dhe kryetari i komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj. Gjykata Kushtetuese ka bërë palë edhe Unionin e Gjyqtarëve, të cilët, ashtu si PD, kanë ankimuar vettingun në Kushtetuese, të cilët përfaqësohen në seancë nga kreu i UGJSH, Gerd Hoxha. Deputeti socialist, Pandeli Majko, kërkoi nga Kushtetuesja heqjen e masës së pezullimit të ligjit të vettingut.
“Kuvendi, para se të parashtroje pretendimin e saj kërkon tërheqjen e masës së pezullimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese”. Në çfarë motivesh është bazuar Gjykata Kushtetuese që ka pezulluar ligjin? Një standard i gjykatës që nuk gjendet në ligj”, u shpreh Majko. Ai theksoi se qëndrimi i Kushtetueses është ndërhyrje ekstreme në vullnetin e ligjvënësve. “Vendimi i Kushtetueses është ndërhyrje ekstreme në vullnetin e ligjvënësit, rrezikon këtë institucion pasi nuk evidentohet asnjë efekt negativ i ligjit. Pse nuk ka marrë për baze gjykata parimin e proporcionalitetit? Gjykata nuk marrë në konsiderate asnjë nga 4 kushtet bazë për pezullimin e ligjit, kërkojmë shfuqizimin e këtij vendimi”, tha Majko.
Kundër kërkesës së Kuvendi u rendit kreu i Unionit të Gjyqtarëve shqiptarë, Gerd Hoxha.
“Jemi kundër kërkesës së Kuvendit për heqjen e masës së pezullimit të ligjit. Ligji është në kundërshtim të hapur me Kushtetutën”, tha Hoxha.
Në koherencë të plotë me Unionin e Gjyqtarëve janë demokratët.
“Ne jemi kundër kërkesë së Kuvendit pasi bie ndesh me Kushtetutën. Vendimi i Gjykatës nuk mund të vihet në dyshim nga askush por respektohet dhe bazohet. Vetë Kuvendi pranon që situata në legjislacion vendimi për pezullim nuk publikohet menjëherë por kur mbyllet shqyrtimi”, tha eksperti ligjor i PD, Gazmend Bardhi.
Me. Ar