Veliaj shkon në punë me autobus
Kreu i ri i Bashkisë Tiranë ka zgjedhur transportin publik për të vajtur në zyrën e tij.
Videot dhe fotot e Veliajt janë shpërndarë mëngjesin e sotëm në fanpage ‘Çudira Shqiptare’, ndërsa ai udhëton me një autobus të Tiranës së Re.
Video e xhiruar me celular tregon kryebashkiakun e Tiranës që shoqërohet në këtë udhëtim nga Arbian Mazniku. Ky i fundit, i përfolur si një nga nënkryetarët e ardhshëm të Bashkisë Tiranë.
Në video duken ata të dy të cilët qëndrojnë në këmbë, ndërsa qytetarët e tjerë dhe fatorino janë krejt indiferentë.