Mjetet e rënda po punojnë për hapjen e themeleve të shkollës së re “Sami Frashëri” në rrugën e Barrikadave, dy herë më e madhe se e vjetra. Kryetari i Bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur Monika Kryemadhit dhe Jorida Tabakut duke postuar një video live nga punimet që po kryhen aty prej disa ditësh.
Në postimin e tij në Twitter, Veliaj thekson se akuzat e opozitës për “Sami Frashërin” lidhen me sikletin e tyre të përbashkët, se gjatë qeverisjes PD-LSI të Tiranës, nuk ndërtuan asnjë shkollë të re.
“Para se të mbërrijnë brigadieret e SHQUP-it për teatrin e ditës – ja Sami Frashëri sot! Ua kuptoj hallin! S’bënë asnjë shkollë të re si PD-LSI gjatë gjumit të përbashkët në Bashkinë e Tiranës. ASNJË! Siklet duhet të jetë të dalësh rrugëve me këtë turp që s’harrohet”, shkruan Veliaj.
/a.r
Para se te mbrrijne brigadieret e SHQUP-it per teatrin e dites 🤦🏻♂️ – ja Sami Frasheri sot! ❤️📚🏬👍
Ua kuptoj hallin! S’bene ASNJE shkolle te re si PD-LSI gjate gjumit te perbashket ne @BashkiaTirane – ASNJE!
Siklet duhet te jete te dalesh rrugeve me kete turp qe s’harroet! 🤷🏻♂️ pic.twitter.com/ZRV4UbTC1N
— Erion Veliaj 🚴♂️🌳⚽️🇦🇱 (@erionveliaj) November 4, 2020