Thashethemet e fundit për familjen e Vladimir Putin vijnë nga “Der Spiegel”, sipas të cilave një nga vajzat e liderit rus ka frekuentuar Gjermaninë prej vitesh, me qëndrime të shumta në Bavari, pa u vënë re nga policia dhe shërbimet sekrete gjermane. Ndonjëherë ajo përdori vizë evropiane me origjinë italiane.
Sipas asaj që raporton gazeta gjermane dhe platforma investigative ruse “IStories”, Katerina Tichonova që nga viti 2015 ka qenë më shumë se 20 herë në Gjermani, ku do të kishte shkuar për të takuar të fejuarin e saj, artistin rus Igor Selensky, i cili deri në prill të vitit 2022 drejtonte “Bayrische Staatsballet”.
Mesa duket çifti ka edhe një vajzë 4-vjeçare. Vajza e Putinit do të shoqërohej në udhëtime nga një agjent i armatosur i gardës presidenciale ruse. Vajza e presidentit rus ndonjëherë përdorte edhe vizën evropiane me origjinë italiane, me numër ITA031963667. Vetëm në vitin 2019 shërbimet e sigurisë kanë vënë re hyrjen e saj në Gjermani.
Si ishte e mundur të rindërtohej historia? Zakonisht në Gjermani nuk ka hyrje dhe shërbimet nuk përfshihen në regjistrimin e lëvizjeve të fëmijëve të despotëve të huaj, prandaj rindërtimi i lëvizjeve të vajzës së Putinit do të bëhej falë rindërtimit të dokumenteve të prenotimit, kopjeve të pasaportave, të dhënat e pasagjerëve në mënyrë klandestine nga aparati i sigurisë ruse.
Eksponenti i SPD, Sebastian Fiedler, një parlamentar dhe ekspert i punëve të brendshme, komentoi me hidhërim: “Rasti është një shembull kryesor i faktit se në dekadat e fundit ne nuk kemi zhvilluar asnjë strategji për të kundërshtuar agjentët rusë dhe aktivitetet e tyre”.
/a.r