Shkatërrime si ato të bombardimeve nëpër luftëra ka sjellë uragani Otis që goditi jugun e Meksikës. 27 persona kanë humbur jetën, ndërsa të paktën 4 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Qeveria meksikane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Otis goditi Meksikën të Mërkurën dhe ka shkaktoi përmbytje në hapësira të gjera, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve e duke shkëputur lidhjet mes qyteteve. Dëmet më të mëdha i ka qyteti i Akapulkos.
Acapulco është qyteti më i madh në shtetin jugor të Guerrero me 900 000 banorë, një nga më të varfrit në Meksikë. Ekonomia lokale varet shumë nga turizmi dhe Otis shkaktoi dëme të mëdha në disa nga hotelet më të njohura në bregdetin e qytetit.
/a.d