• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Uku – uku, por çakalli bën kërrdinë” – i thonë një fjale

by Artur Ajazi
24/05/2024 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Diku përdoret “ujku”, diku tjetër “uku”, por mbetet fjala më brilande që gurra popullore ka krijuar. E thonë për dikë, ose për disa, që flasin, ulurasin, dhe akuzojnë tjetrin, por për vehte bëjnë namin. “Uku, uku, por çakalli bën kërrdinë”. Kjo vlen për ata që bëjnë sikur kanë ardhur dje nga Marsi në Tokë, për ata që hiqen sikur nuk e kanë marrë kurrë pushtetin, dhe që sot nuk rreshtin së akuzuari “hajdut, kriminel, trafikant, i korruptuar, bandit”, e me lloj-lloj fjalish që pak i besojnë nga ata që i njohin.

Në fakt, sot edhe ata që kanë lindur pas 2013, nuk u besojnë më, pasi kanë dëgjuar për bëmat e tyre. E kam fjalën për “korin dhe orkestrën” e Rithemelimit, që ka 2 vjet e ca, që i bie të njëjtës vijë melodike, duke mos ndryshuar asgjë. “Lironi liderin e burgosur politikisht”, apo dhe “ju jeni qeveri hajdute”, keni marrë “kaq dhe aq” milion euro, keni  shkatërruar bukuritë e vendit”, dhe shumë refrene të tjera që dëgjohen në ekrane nga cicëronët e Rithemelmit. Po si nuk merren njëherë me hallet dhe problemet e tyre, të paktën tani që fushata elektorale nuk është larg ? Si nuk merren njëherë me problemin më të madh që ka ajo parti (jo arrestimi Berishës), siç është fati i asaj force politike pas zgjedhjeve  dhe humbjes në 2025 ?

Por le të ndalemi paksa tek “qelibarët”, tek “kori dhe orkestra” e Rithemelimit. Të gjitha ata që flasin sot për Edi Ramën, Spiropalin, Ballukun, Olsi Ramën, Ulsi Manjën, Tauland Ballën, apo Ogerta Manastirliun dhe Erion Veliajn, janë me nga 2-3 apo 4 mandate deputeti. Janë pasanikër, kanë mëkate mbi kurriz, mbi shpirtin e tyre, kanë miliona euro pasuri, kapardisen majë fuoristradave 150 mijë euroshe, dhe tallin “menderen”, duke bërë medemek..opozitën e fortë. Ata sot akuzojnë  “qeverinë e korruptuar, bandat e qeverisë”, por harrojnë se dikur kur ishin në pushtet, bandat i mbanin në zyra, hanin dreka dhe darka bashkë, u jepnin  tendera rrugësh, leje ndertimi për pallate, supermarkete, vila dhe resorte, dhe që edhe sot nuk kanë shkëputur lidhjet akoma.

Ata që sot akuzojnë qeverinë, ministrat, apo kryeministrin, harrojnë se sa ishin në pushtet, nuk lanë fis, farefis, dhe mikun e tyre pa bërë me poste, biznese, dhe pasuri të tjera që edhe sot i gëzojnë për bukuri. Pra, drejtësia e re, të cilën ata e akuzojnë se “është e kryeministrit Rama”, qenkësh e “molepsur në afera” sepse në fakt nuk po u hap atyre dosjet e abuzimeve, sepse nuk po gërrmon për milionat dhe pronat e hipotekuara që kanë, për milionat në banka. Atëhere, cilën opozitë të besojmë.

Atë të zhyturën deri në grykë në korrupsion, apo atë që del rrugicave  dhe sallave të Parlamentit dhe bërtet “qeveri e korruptuar, qeveri e krimit”. Le të nisë SPAK-u, hetimin edhe të pasurive të “korit dhe orkestrës” së Rithemelimit, dhe do të shohin pastaj shqipëtarët se sa “qelibarë” janë ata që i “qajnë hallet popullit”, për të besuar atë shprehjen e vjetër popullore, “uku, uku, por çakalli paska bërë kërrdinë”..

Next Post
Gjenden trupat e tre pengjeve të tjerë izraelitë në Gaza

Gjenden trupat e tre pengjeve të tjerë izraelitë në Gaza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krijoi disa raste, Arbër Hoxha: Shqipërisë i mungoi fati ndaj Anglisë

Krijoi disa raste, Arbër Hoxha: Shqipërisë i mungoi fati ndaj Anglisë

November 16, 2025
Rama nesër në Bruksel për grupkapitullin e fundit, zbardhet agjenda

Rama nesër në Bruksel për grupkapitullin e fundit, zbardhet agjenda

November 16, 2025

PROFIL / Gilmando Dani në krah të Shullazit që nga vitet 2000, katër herë i dënuar nga Gjykatat

November 16, 2025
Berisha i fshihet SPAK-ut, kreu i opozitës nuk paraqitet për “21 Janarin”

Protesta e Berishës: Akti i fundit i një lideri që s’pranon të lirojë skenën politike !

November 16, 2025
Harry Kane flet pas ndeshjes në Tiranë: Të lumtur, por ishte një ndeshje e vështirë! Lojtarët e stolit…

Harry Kane flet pas ndeshjes në Tiranë: Të lumtur, por ishte një ndeshje e vështirë! Lojtarët e stolit…

November 16, 2025
Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros

Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros

November 16, 2025
Ukraina mund Islandën dhe dërgon Shqipërinë në vazon e tretë, Serbia fiton kundër Letonisë

Ukraina mund Islandën dhe dërgon Shqipërinë në vazon e tretë, Serbia fiton kundër Letonisë

November 16, 2025
Bellingham shkëmben fanellën me Asllanin në pushim, tifozët anglezë “nuk e falin”

Bellingham shkëmben fanellën me Asllanin në pushim, tifozët anglezë “nuk e falin”

November 16, 2025
Shqipëri 0 – 2 Angli / Nuk mjaftojnë 75 minuta fantastike, kuqezinjtë ndëshkohen në fund

Shqipëri 0 – 2 Angli / Nuk mjaftojnë 75 minuta fantastike, kuqezinjtë ndëshkohen në fund

November 16, 2025
Vrajsa në kalanë e Beratit, autori pranon se e qëlloi Hoxhën në sy të vajzës: Sharja më vret më shumë se një grusht

Vrajsa në kalanë e Beratit, autori pranon se e qëlloi Hoxhën në sy të vajzës: Sharja më vret më shumë se një grusht

November 16, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com