Detaje të reja mësohen nga plagosja me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Gjormë të Kurbinit.
Met Lika ka plagosur me armë Rasim Tafën, pas një sherri banal mes tyre. Shkak i sherrit është bërë një lopë, e cila kishte hyrë në tokën e autorit.
Pas debateve me fjalë, Met Lika ka shtënë me armë në drejtim të komshiut të tij, duke e lënë të plagosur.
Menjëherë pas ngjarjes, policia ka arrestuar autorin e plagosjes, Met Likën ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me armë zjarri për motive të dobëta një 53-vjeçar, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Në fshatin Gjormë, Kurbin, rreth orës 20:15, shtetasi M. L., 41 vjeç, banues po në këtë fshat, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, me bashkëfshatarin e tij, shtetasin R. T. 53 vjeç, e ka plagosur me armë zjarri 53-vjeçarin, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.
Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi M. L.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentinin ligjor të saj.
g.kosovari