Prangosja e njërit prej personave që morën pejsë në eksekutimin e Enton Nikajt, disa ditë më parë pranë një lokali në Linzë ka çuar Policinë drejt zbardhjes së një tjetër krimi të rëndë, ndodhur në korrik të këtij viti.
Shtetasi Emiljano Tasho, që është njëri prej 5 personave që morën pjesë në vrasjen e Linzës, akuzohet edhe një një plagosje të kryer në datën 24 korrik të këtij vitit në rrugën “Hosha Tahsim”, në Tiranë.
Bëhet fjalë për plagosjen e shtetasit XH.Sh., 26 vjeçar, i cili u qëllua nga Tasho pas një konflikti të çastit. Gjithçka nisi pasi Emiljano Tasho, i cili udhëtonte me motoçiketë, gërvishti automjetin e 26 vjeçarit. Kaq u desh që dy të rinjtë të konfliktoheshin, dhe më pas, Tasho qëlloi 26 vjeçarin që ndodhej brenda mjetit të tij “Golf 5”.
Uniformat blu arritën të vërtetojnë autorësinë për këtë ngjarje falë kryerjes së ekpertizës në armën tip pistoletë që iu gjet Tashos pas arrestimit për ngjarjen e Linzës.
Shtetasi Emiljano Tasho dyshohet për veprat penale të “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkepunim”, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”, “Vjedhje me arme” dhe “Vrasje e ngelur ne tentativë”.