Turqia njoftoi pezullimin e pjesëmarrjes së saj në Trakatin e Luftës së Ftohtë për Forcat e Armatosura Konvencionale në Europë.
“Është vendosur të pezullohet zbatimi i Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Turqisë dhe vendeve të tjera nënshkruese të Marrëveshjes, në përputhje me nenin 3 të Dekretit Presidencial nr. 9, nga 8 prilli 2024”, pohohet në deklaratën e qeverisë turke. Ujdia në fjalë ishte nënshkruar 19 nëntorin e vitit 1990 në Paris.
Qëllimi kryesor i saj ishte zvogëlimi i mundësisë së një sulmi të armatosur të befasishëm dhe nisja e operacioneve të mëdha sulmuese në Europë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Oncü Keçeli shpjegoi më pas se Ankaraja nuk është tërhequr plotësisht nga marrëveshja, por nuk kishte zgjidhje tjetër përveç pezullimit pasi Rusia u tërhoq nga pakti nëntorin e vitit 2023. CFE konsiderohet një marrëveshje historike për kontrollin e armëve pas Luftës së Ftohtë, e nënshkruar më 19 nëntor 1990 në Paris midis dy blloqeve ushtarake, NATO-s dhe Paktit të Varshavës.