Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Vladimir Gjutën, “arrest me burg”.
Gjuta, i cili akuzohet për vendosjen e tritolit te farmacia e babait të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.
Seanca gjyqësore ndaj Gjutës është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe vetëm i akuzuari ka qenë në sallë. Ai ka pretenduar se nuk ka lidhje me akuzat, ndaj kishte kërkuar dhe ndryshimin e masës së sigurisë.
Gjuta ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe është kapur para pak javësh në tunelin e Kalimashit në rrugën Durrës-Kukës i maskuar me paruke.