Mbrojtësi i Liverpool-it, Virgil van Dijk, ka zgjedhur dy yje brazilianë si të preferuarit e tij për lojtarin më të mirë, me të cilin ka luajtur, dhe më të madhin e të gjitha kohërave në futboll. Holandezi është një nga kandidatët potencialë për të fituar “Topin e Artë” të këtij viti, pasi triumfoi me të tijtë në Ligën e Kampionëve, duke sfiduar Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Në një intervistë së fundmi, mbrojtësi ka zbuluar se cili është sipas mendimit të tij futbollisti më i mirë i të gjithë kohërave. 28-vjeçari ka lënë mënjanë Mesin dhe Kristiano Ronaldon, pasi sipas tij Ronaldinjo është i pari në listë, kjo edhe sepse ish-sulmuesi ka qenë një idhull për mbrojtësin.
Ndërkohë, Van Dajk ka zgjedhur edhe lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur, ndërsa është shprehur se ai quhet Roberto Firmino, shoku i skuadrës te Liverpuli. Ndërkohë, në fund belgu ka zbuluar edhe sulmuesin më të vështirë për t’u markuar në Premier League. Sipas Van Dajk ai është argjentinasi i Mançester Sitit, Serxhio Aguero.