Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve do bëjë kërkesë në prokurori për t’i vendosur në regjiimin e posaçëm 41biss Dan Hutrën dhe tre të dënuarit e tjerë, Martin Kapllani, Geraldo Veizi dhe Feti Kovaçi.
Kjo masë është kërkuar pas tentativës së tyre për tu arratisur nga burgu i Fierit. Pas kësaj kërkese, do të jetë prokuroria ajo që do i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë për të marrë një vendim për 4 të dënuarit, pas tentativës së tyre për arratisje.
Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin prerë hekurat e dritares dhe kishin bërë gati çarçafët të lidhur si litar e po prisnin momentin e duhur për tu arratisur, por që fatmirësisht janë zbuluar në kohë nga punonjësit e burgut gjatë kontrollit të ushtruar.
Kush është Dan Hutra
Më 1 mars të viti 2023, Dan Hutra i mori jetën 3 grave dhe plagosi 3 të tjera. Mesditën e 1 marsit, Hutra duke i dhënë një makine “Benz” të zi, me një kallashnikov dhe thikë brenda saj, është ndalur në zonën e “Astirit”.
Aty Hutra u përball me 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi, shitëse në një dyqan, të cilën e plagosi me thikë dhe i mori para. Në dëshminë e saj, Gurakuqi ka deklaruar se e njihte Dan Hutrën pasi i shkonte dhe i kërkonte shpesh para.
Kësaj here ajo kishte refuzuar që t’i jepte para, e për pasojë ai e kishte plagosur me thikë. Më pas, me një plan të qartë në kokë, me të njëjtën makinë dhe të njëjtat armë krimi, Dan Hutra u nis drejt Paskuqanit te banesa e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, me të cilën kishte një vajzë të vogël vetëm 4 muajshe.
Vrasësi u fut brenda shtëpisë private ku Hysa jetonte me familjarë të saj dhe qëlloi me breshëri ndaj tyre. Si pasojë ndërruan jetë motra e ish-bashkëjetueses Mevlute Hysa 30 vjeç dhe e fejuara e vëllait të Elena Hysës, gjithashtu 30-vjeçare, Hasime Dafku. Në mesin e kësaj tragjedie, ish-bashkëjetuesja 35-vjeçare dhe nëna e saj Kujtime Hysa 60 vjeç, mbetën të plagosura pasi ndaj tyre Dan Hutra nuk përdori plumbat e kallashnikovit, por i goditi me thikë.
/a.r