Taulant Xhaka ka bërë të ditur se vëllai i tij Graniti kishte shumë dëshirë të ishte i pranishëm në ndeshjen Kosovë – Shqipëri, por obligimet me përfaqësuesen e Zvicrës ia mohuan një gjë të tillë.
“Graniti ka ndeshje me Zvicrën dhe nuk ka mundur të vijë. Por do të na shikoj nga grumbullimi me Zvicrën. Ai kishte shumë dëshirë që të ishte prezentë në stadium për këtë ndeshje shumë të veçantë për shqiptarët, por obligimet me Zvicrën nuk ia lejojnë një gjë të tillë”, ka thënë Xhaka.
Mesfushori kuqezi tha edhe se kjo ndeshje nuk ka humbës.
“Ishalla ndeshjen e shijon gjithë shqiptaria. Ne jemi një, për mua Kosova është Shqipëri”, tha Xhaka.
Express