Pas takimit që pati me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Jashtme është takuar edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Thaçi para mediave ka deklaruar se taksa është e drejtë legjitime e Kosovës, teksa ka përmendur edhe idenë për shkëmbim em territore.
Fillimisht, presidenti ka folur për idenë për liberalizim të vizave për Kosovën.
“Ka qenë një standard i dyfishtë Kosovë, liberalizimin spo e kërkojmë si dhuratë po është diçka që e meritojmë është kontrata me qytetarët e Kosovës, është një padrejtësi dhe diskriminim”, tha presidenti Thaçi.
Teksa tutje është deklaruar se taksa e vendosur për produktet serbe e boshnjake është e drejtë legjitime e Kosovës.
“Taksa është e drejtë e ligjshme është legjitime nëse Serbia vazhdon me veprime të tilla ne vetëm do të vazhdojmë, shtoi presidenti.
Thaci ka insistuar se dialog nuk do të ketë pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Dialogu negociata nuk ka pa shtete të bashkuara të Amerikës, ne do të kemi dialog të pakushtëzuar. Është koha që Serbia ta njeh Kosovën. Ne kemi takime dhe me zonjën Mogherini është mundësi e mirë, do të takojmë edhe ambasadorin e shteteve të bashkuara”, shtoi ai.
“Roli i shteteve të Bashkuara do të mbet i pazëvendësueshëm”, tha Thaci.
Ai ka bërë të ditur se presin nga kancelarja gjermane, Angela Merkel që ta bindë presidentin serb që ta njoh Kosovën.
Për takimin ka njoftuar edhe zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq përmes rrjetit social Twitter.
g.kosovari