Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka dhënë një intervistë pas lirimit të policëve të Kosovës nga burgu në Serbi.
Ai është shprehur në Euronews Albania se për lirimin e policëve dha një kontribut dhe kryeministri Edi Rama. Më tej ai theksoi se faktori evropian dhe rajonal nuk duhet të mjaftohen vetëm me lirimin e policëve pasi sipas tij presioni ndaj Serbisë duhet të shtohet.
Rama kontriboi që tre policët të lirohen. Unë besoj se angazhimi i faktorit, qoftë rajonal, qoftë evropian nuk duhet të mjaftohet me kaq.
Do të duhet që ndaj Serbisë të shtohet presioni, pasi Serbia vazhdon të jetë faktor destabiliteti. Ne mbrëmë kishim një sulm terrorist në oborrin e komunës së Mitrovisës së Veriut, prodhim i Serbisë”- tha ai.
/f.stafa