Një 48-vjeçar nga Mirdita ka përfunduar në prangat e policisë në kuadër të një operacioni të koduar “Streha e fundit”.
Forcat “Shqiponja” çuan në pranga shtetasi Viktor Lekgegaj, i cili u arrestua në fshatin Perlat i Epër, Mirditë.
Ai rezulton i dënuar me 10 vite burg për trafik të lëndëve narkotike drejt Kosovës, vepër e kryer rreth vite më parë.
Njoftimi:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Streha e fundit”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Operacioni nga Komisariati Mirditë dhe forca e posaçme “Shqiponjat”.
Bie në prangat e Policisë 48-vjeçari nga Mirdita, i dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, si dhe për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë dhe forca e posaçme “Shqiponjat” në DVP Lezhë u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Streha e fundit”.
Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Perlat i Epër, Mirditë, u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Viktor Lekgegaj, 48 vjeç, banues në Mirditë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor, pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, në vitin 2019, e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Shtetasi Viktor Lekgegaj, në vitin 2015, në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, ka trafikuar lëndë narkotike kanabis në Kosovë.
dMaterialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.