Parlamenti spanjoll ka miratuar një ligj, me të cilin kufiri i moshës aktuale 14 vjeçare, i përshtatur për të arritur të drejtën e martesës, është zhvendosur në 16 vjeç. Ky ligj u miratua me sugjerimin e ekspertëve të Kombeve të Bashkuara dhe është në përputhje me normat e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të miturve. Spanja në këtë mënyrë ka përshtatur këtë fushë me shumicën e shteteve anëtare të BEsë në të cilat mosha e lejuar për martesë është 16 vjeç, trasnemton lajmifundit.
Deri më tani në Spanjë çdo 14 vjeçar ka pasur mundësi ligjore për lidhjen martesore. Martesa të tilla janë lidhur kryesisht në zonat rurale dhe të varfra të vendit.