Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit duket që ka arritur maksimumin e besueshmërisë nga qytetarët që nga koha e themelimit te saj 3 vjet më parë.
Në renditjen e 15 institucioneve kombëtare e ndërkombëtare qe ju janë dhënë në një listë qytetarëve të pyetur nga Data Centrum në lidhje me besueshmërinë tek to, (me një shkallë vlerësimi nga 0-10 ), SPAK renditet i dyti institucion në vendin tonë me besueshmërinë më të lartë, menjëherë pas ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Janë 36 % e të pyeturve që kanë besim tek ky institucion dhe krahasuar me përqindjet e besueshmërisë tek institucionet e tjera, SPAK renditet në krye të kësaj liste bashke me Ambasadën e SHBA në Shqipëri.
Nga matjet periodike të bëra nga Barometri për besueshmërinë e institucioneve nga nëntori i vitit 2022 e deri sot në matjet e fundit, rezulton se besueshmëria për SPAK-un në matjet e fundit është me larta e kësaj periudhe matjesh.
Nëse analizojmë shifrat e besueshmërinë në periudha të ndryshme nga 14.2% që ishte besueshmëria për këtë institucion në fillimet e tij, në një vit u dyfishua me 26.1%, u rrit në 33,6% në shkurt të vitit pasardhës, pati një rënie në 32% në maj të 2024 me 32%, edhe një rënie tjetër në shtator të këtij viti me 30% për tu rritur në matjen e fundit në shifrën më të lartë të kësaj periudhe matjesh.