Në vetëm 4 javë fushatë elektorale Benet Beci dhe Partia Socialiste kanë rikuperuar 8% të votave në Bashkinë e Shkodrës, e cila cilësohet si kalaja e fundit. Por edhe pas kësaj rritje Shkodra duket nuk do të arrijë ‘të thyhet’ nga socialistët as në zgjedhjet e 14 majit.
Sipas sondazheve të “Piepolit”, kjo bashki do të vijojë të drejtohet nga opozitarët, të cilët pritet të rikonfirmojnë Bardh Spahinë në krye! Projeksionet e 5 ditëve para zgjedhjeve nxjerrin fitues kandidatin e koalicionit të Berishës e Metës në këtë bashki, por me një rënie nga matjet e 3 javëve më parë.
Bardh Spahia pritet të rikonfirmohet kryebashkiak me 50-54% të votave, nga 58-62% që ishte 3 javë më parë. Kandidati I PS, Benet Beci merr 46-50% të votave duke pësuar rritje nga sondazhi I 3 javëve më parë. (38-42%). Në këtë bashki, Beci dhe Spahia janë të vetmit kandidatë në garë, pasi PD zyrtare zgjodhi që të kandidojë vetëm me këshillat bashkiakë.
/s.f