Nga qyteti i Fierit PS ka mbledhur Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste. Në fjalën e tij, ministri i Brendshëm Taulant Balla u ndal tek objektivat e partisë, që sic tha ai është fitorja e PS në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ministri Balla foli edhe për hapja të partisë, një faze e re, e cila sipas tij do te nise pas kongresit të 8 dhjtorit.
“Ndonjëherë mund të kem ngritur zërin brenda mbledhjeve tona. Kemi marrë në 2023 në 14 maj një ndër rezultatet më të mira historike sa i përket anëtarëve të këshillave bashkiak, duke garantuar përtej 2/3 të anëtarëve
Rezultati i 14 majit duhet lexuar me kujdes, me vëmendje të veçantë dhe e vërteta është që prej shtatori kemi nisur një analizë që duhet të zbresë në cdo organizatë dhe platforma që sapo prezantoi sekretari i përgjithshëm është një platformë që buron nga një konsultim që ne zhvilluam gjatë muajit tetor.
Tani unë do të thoja që kemi një ide, kemi një plan sesi duam ne të duket PS 2030. Pra nëse qeveria, kryeministri kanë një plan si të jetë Shqipëria në 2030, detyra e Blendit por e gjithë PS është si do jetë PS në 2030. Kjo parti që kemi sot na ka sjellë deri këtu. Nga 11 tetori 2005 kjo parti na ka dhënë 8 fitore në 9 përballje
Në janar pas kongresit të 8 dhjetorit duhet të çelim një fazë të re, këtu në Fier, për ti hapur dyert e partisë. Shumë konservatorë, pse po vjen ky mos na merr vendin.
Do ti japim PS diçka që nuk e kemi bërë si duhet. Secili duhet të bëhet gati për energji të reja që nisin në 8 dhjetor dhe përfundojnë në zgjedhjet e përgjithshme ku PS duhet të marrë fitoren e 9 në përballje me kundërshtarin”, tha ministri Balla./m.j