Që prej fillimit të epidemisë në Itali, plot 9,172 persona kanë rezultuar të infektuar. Lajmi konfirmohet nga autoritetet zyrtare të vendit fqinj teksa pasditen e së hënës u raportuan edhe shifrat e reja.
Mësohet se numri total i viktimave është 463. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 97 italianë, prej të cilëve 76 në Lombardi.
Aktualisht konfirmohet se edhe numri i të prekurve ka ardhur në rritje. Në krahasim me të dielën, Italia konfirmon 1,280 raste të reja.
“Janë 4,316 pacientë të shtruar në spital me simptoma; 733 janë në kujdesin intensiv, ndërsa 2.936 janë në izolim në kushte shtëpie” – thonë autoritetet.