• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria tre ditë në sytë e botës! 184 çiklistë dhe 23 skuadra, prezantohen protagonistët e Giro d’Italia në sheshin ‘Skënderbej’

by S T
07/05/2025 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në sheshin ‘Skënderbej’ në qendër të Tiranës, 23 skuadrat dhe 184 çiklistët e Giro d’Italia 2025 u prezantuan para publikut vendas dhe jo vetëm. Në edicionin e 108 të një prej xhirove më të famshme të çiklizmit në botë, tre etapat e para do zhvillohen në Shqipëri nga 9-11 maji në Durrës, Tiranë dhe Vlorë.

Pasditen e së mërkurës, nën një atmosferë dhe organizim ndërkombëtar në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe traditën e kulturën vendase, 184 çiklistët dolën në skenë me biçikletat që nuk mund të mungonin.

Gjithçka nisi me një valle nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve, për të vijuar me fjalën e ministers së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila tha se shpreson që ky event të kthehet në një festë.

’Giro d’Italia për herë të parë në Shqipëri? Është një moment historik për sportin shqiptar, për promovimin e kulturës, sportit dhe turizmit. Ne kemi organizuar shumë evente për këtë ngjarje. Jemi krenar që Shqipëria futet në hartën ndërkombëtare të këtij kalibri. Është një prej aktiviteteve të mëdha dhe ju ftojmë të jeni pjesë e shumë eventeve tonë, le ta kthejmë në festë’’, tha Manastirliu.

Më pas, me nga një model ose modele që kishin në trup veshje tradicionale shqiptare, u prezantuan një për një 23 ekipet si më poshtë. Bie në sy se pjesë e Primoz Roglic është edhe Primoz Roglic, slloveni që fitoi Giro d’Italia në 2023 dhe fitues i 4-fishtë i Xhiros së Spanjës.

Skuadrat dhe çiklistët:

1.Israel Prim Tech

Çiklistët: Derek Gee, Simon Clarke, Marco Frigo, Jakob Fuglsang, Jan Hirt, Hugo Houle, Nicholas, Schultz, Corbin Strong

2. Arkea – B dhe B Hotels

Çiklistët: Alessandro Verre, Giosue Epis, Simon Guglielmi, Laurens Huys, Luca Mozzato, Michel Ries, Embret, Svestad, Martin Tjotta

3.Groupama FDJ

Çiklistët: David Gaud, Sven Erik Bystrom, Clement Davy, Kevin Geniets, Lorenzo Germani, Quentin Pacher, Enzo Paleni, Remy Rochas

4. Intermarche Uanty

Çiklistët: Louis Meintjes, Francesco Busatto, Kevin Colleoni, Simone Petilli, Dion Smith, Gerben Thijssen, Taco van der Hoorn, Gijs van Hoecke

5. Team Picnic Postnl

Çiklistët: Romain Bardet, Alexander Edmondson, Christopher Hamilton, Gijs Leemreize, Niklas Markl, Max Poole, Casper Van Uden, Bram Uelten

6. Movistar Team

Çiklistët: Nairo Quintana, Orluis Aular, Jon Barrenetxea, Jefferson Cepeda, Davide Formelo, Lorenzo Milesi, Einer Rubio, Albert Torres

7. Pro Cycling Team

Çiklistët: Thomas Pidcock, Xabier Azparren, Mark Donovan, Damien Houson, Emils Liepins, Matteo Moschotti, Milan Varder, Nicolas Zukousky

8. Cofidis

Çiklistët: Milan Fretin, Piet Allegaert, Jonathan Lastra, Jan Mass, Sylvain Moniquet, Stefano Oldani, Anthony Perez, Sergio Samittier

9. Astana Team

Çiklistët: Diego Ulissi, Nicola Congi, Lorenzo Fortunato, Max Kanter, Anton Kuzmin, Fausto Masnada, Uolter Poels, Christian Scaroni

10. Ineos Grenadiers

Çiklistët: Egan Bernal, Thymen Arensman, Jonathan Castroviejo, Lucas Hamilton, Kim Heiduk, Brandon Rivera, Joshua Tarling, Ben Turner

11. Team Jayco Alula

Çiklistët: Christorpher Harper, Koen Bouuman, Davide De Petro, Paul Double, Felix Engelhardt, Michel Hepburn, Lucas Plapp, Filippo Zana

12. Tudor Pro Cycling

Çiklistët: Michael Storer, Marco Brenner, Alexander Krieger, Rick Pluimers, Florian Stork, Yannis Voisard, Laurence Uarbasse, Maikel Ziljaard

13. Alpecin Deceuninck

Çiklistët: Kaden Groves, Quinten Hermans, Juri Hollmann, Jimmy Jenssens, Timo Kielich, Eduard Planckaert, Fabio van der Bossche, Jensen Plouricht

14. Bahrain Victorious

Çiklistët: Antonio Tiberi, Pello Bilbao, Damiano Caruso, Alfonso Eulaio, Matevz Govekar, Fran Miholjevic, Andrea Pasqualon, Edoardo Zambanini

15. Soudal Quick Step

Çiklistët: Mikel Landa, Mattis Catteneo, Josef Cerny, Gianmarco Garofoli, Ethan Hayter, James Knox, Luke Lamperti, Paul Magnier

16. VF Group Bardianicsf Faizane

Filippo Fiorelli, Luca Covili, Filippo Magni, Martin Marcellusi, Alessio Martinelli, Alessandro Pinarello, Manuele, Tarozzi, Enrico Zanoncello

17. Decathlon la Mondial Team

Sam Bennett, Geofrey Bouchard, Dries De Bondt, Stan Deulf, Dorian Godon, Tord Gudmestard, Nicolas Prodhomme, Andrea Vendrame

18. Team Visma – Lease A Bike

Çiklistët: Uout van Aert, Edoardo Affini, Uilco Keldermann, Olav Kooij, Steven Kruijsuijk, Bart Lemmen, Dylan van Baarble, Simon Yates

19. EF Education – Easypost

Çiklistët: Richard Carapaz, Kaspar Asgreen, Alexander Cepeda, Ouain Doull, Frolich Mikkel Honore, Darren Rafferty, James Shau, Georg Steinhauser

20. LIDL – TREK

Çiklistët: Giulio Ciçone, Daan Hoole, Patrick Konrad, Soren Andersen, Jacopo Mosca, Mads Pedersen, Mathias Vacek, Carlos Verona

21. Team Emirates UAE

Çiklistët: Juan Ayuso, Igor Arrieta, Filippo Baroncini, Isaac del Toro, Rafal Majka, Brandon Mcnulty, Jay Vine, Adam Yates

22. Red Bull Bora Hansgrohe

Çiklistët: Primoz Roglic, Giovanni Aleotti, Nico Denz, Jai Hindley, Daniel Felipe Martinez, Gianni Moscon, Guilio Pellizzari, Jan Tratnik

23. Team Polti VisitMalta

Çiklistët: Davide Piganzoli, Davide Bais, Mattia Bais, Giovanni Lonardi, Micro Maesti, Francisco Munoz, Andrea Pietrobon, Alessandro Toneli

TRE ETAPAT NË SHQIPËRI

ETAPA 1: 9 Maj / Durrës – Tiranë

Xhiro do të nisë rreth orës 13:10 që nga Porti i Durrësit, ku do të bëhet nxehja dhe pedalimi i ekipeve deri sa të arrijnë në KM 0, në Durrës nga ku do të startojë gara. Sportistët do të vijojnë drejt Malit të Robit, në Kavajë, Rrogozhinë, Peqin, Papër, Bradashesh, Gracen, Mullet, TEG, Sauk, Surrel, Tiranë. Në Tiranë, ata do të rrotullohen nga Surreli, në Rrugën “Xhanfize Keko”, drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pastaj sërish në rrugën e “Rexhekrit”, drejt Surrelit, në rrugën “Xhanfize Keko” e në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Përfundimi i garës parashikohet të jetë rreth orës 17:03 në Sheshin “Nënë Tereza”.

ETAPA 2: 10 Maj / Tiranë – Tiranë

Gara nisë që nga Sheshi “Skënderbej” rreth orës 13:30, në drejtim të Bulevardit “Gjergj Fishta”, pastaj nëpërmjet Bulevardit “Bajram Curri” drejt sheshit “Nënë Tereza”, në Rrugën e “Elbasanit” drejt Saukut, rikthehen në Bulevardin “Bajram Curri”, nga Ura e Brrylit drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, deri tek Sheshi “Nënë Tereza”, ku rreth orës 17:15 është parashikuar të përfundojë xhiroja.

ETAPA 3: 11 Maj / Vlorë – Vlorë

Xhiro do të nisë rreth orës 13:15, nga Lungomare, ku do të bëhet nxehja dhe pedalimi i ekipeve deri sa të arrijnë në KM 0, në rrugën “Demokracia”, nga ku do të startojë gara. Sportistët do të vijojnë itinerarin drejt Kotës, në Brataj, drejt Qeparos, më pas nga Porto Palermo në Himarë, e më pas do të kthehen nga Qafa e Llogarasë, drejt Orikumit, e nëpërmjet Rrugës “Murat Tërbaçi” do të kthehen në Vlorë. Përfundimi i garës parashikohet të jetë rreth orës 17:26 në Rrugën “Sadik Zotaj”.

Next Post
“Rusia po kërkon shumë”, Vance bën thirrje për bisedime direkte Moskë-Kiev

“Rusia po kërkon shumë”, Vance bën thirrje për bisedime direkte Moskë-Kiev

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish nënkryetari i PL: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share në Facebook

PL dështim në zgjedhje, Braimllari ‘thumbon’ Metën: Mesazhet duhet të jenë për qytetarët, jo për interesa personale

May 21, 2025
Kush është Adi Çoba, kreu i grupit kriminal të trafikut të drogës! Njihej si ‘Bisha’ dhe drejtonte trafikun e drogës nga Durrësi

Kush është Adi Çoba, kreu i grupit kriminal të trafikut të drogës! Njihej si ‘Bisha’ dhe drejtonte trafikun e drogës nga Durrësi

May 21, 2025
‘I vjetri’, ‘të zinjtë’, ‘topi’; zbulohen kodet që përdornin anëtarët e grupit të goditur në operacionin “Ura”

‘I vjetri’, ‘të zinjtë’, ‘topi’; zbulohen kodet që përdornin anëtarët e grupit të goditur në operacionin “Ura”

May 21, 2025
“Tabaku bëri fushatën më intensive”, Berisha: Nëse dëshiron, Alimehmeti mund të kandidojë për kryebashkiak

“Dora e zezë e Postës Shqiptare ndikoi në votat e diasporës”, Berisha fajëson edhe DHL për humbjen më 11 maj: Bashkëpunoi me qeverinë shqiptare e shkeli kontratën

May 21, 2025
Po çonte vajzat në shkollë, ish-këshilltari i presidentit vritet në lagjen e pasur të Madridit

Po çonte vajzat në shkollë, ish-këshilltari i presidentit vritet në lagjen e pasur të Madridit

May 21, 2025
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës pezullon lundrimin e mjeteve të vogla

Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës pezullon lundrimin e mjeteve të vogla

May 21, 2025
Operacioni “Ura” mes Shqipërisë e Italisë, si e nxori Sky ECC zbuluar grupin kriminal

Operacioni “Ura” mes Shqipërisë e Italisë, si e nxori Sky ECC zbuluar grupin kriminal

May 21, 2025
Dëshmitar i vuajtjeve të regjimit komunist, akuza ndaj Berishës: Më premtoi pozicion diplomatik, por…

Dëshmitar i vuajtjeve të regjimit komunist, akuza ndaj Berishës: Më premtoi pozicion diplomatik, por…

May 21, 2025
I akuzuar për drogë, SPAK dërgon për gjykim kreun e grupi të strukturuar kriminal

SPAK zbarkon në Berat, kontrolle në 4 ambiente, arrestohet 33-vjeçari me “porosi” nga Belgjika

May 21, 2025
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

“Sterilizimi”, Beqja kërkon pafajësinë: S’ka një akuzë të formuluar ndaj meje, dosja me të dhëna të rreme

May 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com