Një automjet është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës në lagjen “1 Maji”. Makina është në pronësi të drejtoreshës së Tatimeve të Vlorës, Anjeza Shiko.
Mjeti ka qenë i parkuar kur u përfshi nga flakët e zjarrit dhe u dogj.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar në komisariat disa persona të dyshuar lidhur me këtë ngjarje.
Hetimet e grupit hetimor pritet të çojnë në identifikimin dhe arrestimin e zjarrvënësit.
Nga zjarri në makinë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë).
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
/a.r