Eleni Foureira u rendit në vendin e dytë në “Eurovision2018”, mbrëmjen e së shtunës. Këngëtarja e hitit “Fuego” është kthyer ndër personazhet më të dashur të momentit.
Ajo u vlerësua jo vetëm për vokalin magjik, por edhe për performacën gjatë këngës. Por e keni menduar se sa kushtuar çdo detaj i Elenit në rrugëtimin e saj në Eurovision?
“Intv” shkrun se mediat greke kanë investiguar deri në detaje në lidhje me shpenzimet e këngëtares. Sipas mediave greke, 120.000 Euro është shifra e shpenzuar mbi kurimin e këngës, balerinat dhe çdo detaj mbi qëndrimit të Elenit dhe stafit të saj në Lisbonë.
Sakaq, stilisti i Beyonce dhe J.Lo ka ideuar veshjen e Eleni-t gjatë performancës në Eurovision 2018.
a.ç