“Në cilësinë e tij si Kryeministër, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, {…} duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij {…} për të pasuruar aleatët e tij politikë”. Kjo është një nga frazat e DASH në argumentimin teksa shpallte Sali Berishën dhe familjen e tij non-grata.
Por duket se presidenti Ilir Meta nuk e ka ndarë mendjen akoma për një qëndrim rreth vendimit-bombë që sekretari Blinken mori për Berishën.
Nëse vërejmë me kujdes deklaratën e djeshme të përcjellë nga sekretari amerikan i shtetit, aty dërgohet mesazhi qartësisht jo veç për familjen të shpallur tashmë “non grata” por edhe për aleatët.
E në këtë rast, më i afërti ka qenë Ilir Meta i cili përvec akuzave për korrupsion në videon me Dritan Priftin, duartrokiti edhe vrasjet e 21 Janarit.
/a.r











