Serbët i ka kapur frika përpara ndeshjes me Shqipërinë, pasi u tremben të papriturave nga udhëtimi dhe surprizat negative që mund të hasin në Elbasan.
Mediat serbe zbardhin axhendën e kombëtares së tyre, e cila do të mbërrijë në Shqipëri në orën 18:00 të datës 7 Tetor me charter.
Plani i masave është i detajuar në bashkëpunim edhe me policinë dhe organet ligjzbatuese shqiptare.
Ndërsa theksohet se autobusin me lojtarët serbë nga Tirana në Elbasan më 8 Tetor do ta shoqërojnë 350 policë, jo vetëm nga toka, por edhe nga ajri.
Ekstremistët duan të përfitojnë nga një sërë provokimesh, nga të cilat disa mund të përfundojnë në gjakderdhje shprehet në një intervistë për mediat serbe, nën kryetari i Federatës Serbe të Futbollit, Goran Milanoviç.
“Unë jam i sigurt që do të ketë probleme, por më e rëndësishme është që të kthehemi gjallë, nuk ka rëndësi se cili do të fitojë” shprehet ai.