Alessio Tacchniardi e njeh shumë mirë ambientin bardhezi. Ish-mesfushori, në fakt, ka luajtur për 11 sezone me Juventus-in, nga 1994-a në 2005-ën. Ai e ka komentuar me këto fjalë kalimin e Maurizio Sarri-t në drejtim të “Zonjës së Vjetër “.
“Mua më pëlqen shumë Maurizio, e ka nisur nga zero dhe ka arritur këtu falë punës. Është bërë shumë zhurmë pas kalimit të tij tek Juventus. Po të kisha qenë në vendin e tij, nuk do t’i isha përgjigjur asnjë pyetjeje në lidhje me të kaluarën në konferencën për shtyp. Duket sikur ka vrarë dikë”, ka thënë Tacchinardi për “Radio Sportiva “.
“Është një trajner që ka ndihmuar Higuain të shënojë një mal me gola dhe që ka zbuluar Mertens. Tani jam kurioz të shikoj se çfarë do të shpikë për Dybala dhe Pjanic. Ronaldo? Nuk ka më shpejtësinë që kishte pesë vite më parë, mund të luajë si qendërsulmues”.