Policia e Kosovës njofton se pas një ankese të një qytetari më 6 tetor të këtij viti dhe pas hetimeve zhvilluara lidhur ka arrestuar dy persona. Sipas njoftimit nga Polica, pas hetimeve, janë arrestuar dy persona, transmeton Koha.net.
Personi i dyshuar me inicialet G. I. (1977), dyshohet se ka kërkuar para në vlerë 5.000 (pesë mijë) euro për punësimin e një personi, ndërsa sipas hetimeve paraprake të zhvilluara nga Policia e Kosovës, duke përfshirë edhe intervistimin e disa dëshmitarëve, i dyshuari i lartcekur G. I. me qëllim të punësimit kishte pranuar para në vlerë mbi 12.700 euro (dymbëdhjetëmijë e shtatëqind euro).