Një YouTuber rus u arrestua pasi transmetoi drejtpërdrejt vdekjen e të dashurës së tij shtatzënë të Mërkurën. Stanislav Reshetnikov, i cili mban emrin Reeflay Panini në YouTube, mbylli të dashurën e tij Valentina Grigoryeva në një ballkon ku temperaturat ishin nën 0 gradë.
Mediat e huaja kanë njoftuar se atij iu ofruan 1.000 dollarë nga një shikues për ta torturuar Grigoryevan dhe ta mbyllte në një ballkon ku temperaturat ishin nën zero. Sidoqoftë, raporte të tjera lokale thanë që Reeflay u tha hetuesve se ai vendosi ta “ndëshkojë atë” sepse infeksioni i saj i zorrëve e bënte atë të qelbej erë.
Incidenti thuhet se ndodhi në shtëpinë e Reeflay në periferi të kryeqytetit Moskë. Grigoryeva ishte vetëm me të brendshme kur 30-vjeçari YouTuber e mbylli atë në ballkon. Sipas raportimeve lokale, ajo po i lutej atij që ta linte të hynte brenda, por ai nuk pranoi. Më pas vajza kishte rënë pa ndjenja nga i ftohti.
Në video, trupi i Grigoryeva mund të shihej i shtrirë divan ndërsa Reeflay vazhdonte me transmetimin e drejtpërdrejtë. Përpjekjet për ta ringjallur atë ishin të pasuksesshme. Duke dyshuar se diçka nuk ishte në rregull, ai u tha shikuesve të tij: “Unë ju them se ajo duket e vdekur”.
Reeflay tentoi të ringjallte Grigoryeva dhe në një moment ai mund të shihej duke qarë gjatë gjithë kohës pa shkëputur transmetimin e drejtpërdrejtë. “Valya, Valya, dreq, ti duket sikur ke vdekur. Unë jam duke u shqetësuar. Unë nuk e ndiej rrahjen e zemrës së saj,” ishin fjalët që ai po thoshte, sipas Sun.
Pasi shikuesit iu lutën, Reeflay paralajmëroi autoritetet. Ai refuzoi të mbyllte transmetimin e drejtpërdrejtë edhe pasi autoritetet mbërritën dhe u tha atyre se ai nuk bëri asgjë me Grigoryeva.
Autoritetet dyshuan se Grigoryeva vdiq nga hipotermia. Nëse dënohet, Reeflay mund të burgoset për dy vjet.
Rasti bëri që autoritetet ruse të kërkojnë ndalimin e transmetimit të përmbajtjeve me skena dhune në internet. Irina Kirkora, nënkryetare e Këshillit Presidencial për të Drejtat e Njeriut, tha se blogerët që transmetojnë përmbajtje të dhunshme duhet të ndiqen penalisht./a.p