Në një kohë kur kryeministri Edi Rama ka shpallur emergjencën energjetike në vend, deputeti i PD Arbi Agalliu, thotë në Report Tv në emisionin ‘Pa Protokoll’, se Rama nuk ka dhënë asnjë masë, por merr propozimet e demokratëve dhe i sjell ato si të tijat. Sipas tij, kjo kriza energjetike tregon keqmenaxhimin e OSHEE, vjedhjen e korrupsionin që qeveria ka bërë.
Ndërkohë Agalliu ripërsëriti akuzën e ngritur nga kryedemokrati Basha, se 30% e karburantit futet kontarbantë në Shqipëri. Ai thotë se Partia Demokratike po përgatit dosjen përta dërguar në SPAK.
“Rritja e çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtar, patjetër qeveria e një vendi duhet të marrë,masa për të amortizuar efektin tek qytetarët e saj, por nëse do kishim një qeveri në kushte normal. Sot dalin në pah keqmeanxhmi, vjedhja, korrupsioni që kanë bërë. Po të shihni denoncimet që ka bërë PD gjatë zgjedhje, kanë qene mijëra të punësuar në OSH, ku shkojnë këto para. Kontrata zyrtare tre mujore, kanë paguar patronazhistët. Problemi është sesi kjo qeveri nuk i ka lënë vend vetes për tu përballur me këtë moment, por ka abuzuar me sektorin e energjisë. Prandaj po marr numrin e të punësuarve fiktiv vetëm për zgjedhje, janë të dhëna zyrtare, dosjet janë çuar në SPAK. Rama nuk propozoi asnjë masë, e vetmja gjë që bën merr ndonjë propozim të PD tek-tuk dhe e sjell sikur të ishte shpikja e tij. Ajo që PD ka kërkuar është stop-im i investimeve të panevojshme. PD ka dorëzuar dosje me abuzime që vijn nga masakra zgjedhore. Jo më lar se sot Basha përmendi atë që u quajt vjedhje e rreth 30% e karburantit që futet në Shqipëri. Për këtë po përgatitet dosja dhe do dërgohet në SPAK“, tha Agalliu.
g.kosovari