Dy adoleshentë 14 vjeç, me pushime verore në kantonin zviceran Grisons vdiqën pas rrëzimit të një avioni të vogël në rajonin e masiveve alpine Diavolezza, si dhe piloti i avionit, njoftoi policia.
Përvec tyre, një adoleshente 17 vjeçe gjithashtu e pranishme në avion është në gjendje të rëndë shkak i plagëve, bëri të ditur policia e kantonit, duke shtuar se ka nisur një hetim rreth shkaqeve të aksidentit.
Avioni është një mjet i tipit “Piper PA 28” me katër vende, dhe vlen për t’u theksuar se piloti ishte me mjaft përvojë. Ai vinte nga rajoni dhe organizatonte prej disa vitesh fluturime.
Avioni është ngritur nga pista rreth orës 09:30 (07:30 GMT) për një udhëtimin që do të zgjaste rreth 25 minuta, dhe është rrëzuar pak më pas mbi një majë mali, jo shumë larg stacionit të teleferikut të Diavolezza (juglindje të vendit). /b.d